Mon, Nov 25, 2024

Gjykata i refuzon Fredi Belerit lejen për t’u betuar

  • PublishedJune 26, 2023

Alfred Beleri

rrëzoi të hënën një kërkesë të avokatëve të Fredi Belerit për autorizim të veçantë, që ai të kishte mundësinë të merrte pjesë fizikisht në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Himarës, i planifikuar për t’u zhvilluar të martën.

Çështja Beleri është një rast i paprecedentë në politikën shqiptare; ai u arrestua më 12 maj për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, por i fitoi zgjedhjet e 14 majit përballë kandidatit socialist, Jorgo Goro, që kandidonte për mandatin e katërt.

Në kushtet kur nuk ka mundësinë që të betohet, situata ligjore e Fredi Belerit si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës është e paqartë.

parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë ndërpritet kur “nuk pranon të bëjë betimin” dhe ai shkarkohet në rastet kur; dënohet penalisht, kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve, apo kur nuk paraqitet në detyrë më shumë se 3 muaj pandërprerë.

Opozita akuzon mazhorancën në pushtet se po përpiqet të mbajë në mënyrë të paligjshme në krye të bashkisë, Jorgo Goron. Përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i tha BIRN se “ky është qëllimi dhe është e dukshme”.

Kaso tha megjithatë se Beleri nuk rrezikon të humbë mandatin e tij si kryetar bashkie edhe pse nuk do të bëjë betimin.

“Ligji parashikon shkarkimin në rast se kryebashkiaku ‘refuzon’ të bëjë betimin dhe jo kur e ka të pamundur një gjë të tillë,” tha Kaso.

Edhe prefekti i Vlorës, , i cili do të udhëheqë procedurën e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak të Himarës, mendon se Beleri nuk e humbet mandatin nëse nuk paraqitet për t’u betuar.

“Nuk jap dot mendim për klauzolat juridike,” tha Mamaj, por shtoi se besonte se Belerit “nuk i prezumohet e drejta e betimit për aq kohë sa nuk ka një vendim penal ndaj tij”.

Gjithsesi, ligji është i qartë për faktin se kryebashkiaku i vjetër vijon detyrën deri në betimin e kryebashkiakut të ri, duke i dhënë mundësinë Goros të vijojë të drejtojë bashkinë Himarë deri në qartësimin e fatit ligjor të Belerit.

Goro e drejton këtë bashki si përfaqësues i Partisë Socialiste prej vitit 2011.