Mon, Nov 25, 2024

GJKKO refuzon lirimin e Belerit/ “Qëllimi i autoriteteve është…”, Greqia reagim zyrtar: Shqipëria vend kandidat për në BE, të respektojë të drejtat

  • PublishedJune 26, 2023

Ministria e Jashtme greke ka reaguar sa i përket refuzimit të kërkesës së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri për dhënien e një leje të posaçme daljeje nga burgu dhe pjesëmarrjes në betim në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.

Gjithashtu Ministria është shprehur se ky refuzim tregon pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë Belerin nga marrja e detyrës.

‘Kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris, për të marrë një leje të posaçme, në mënyrë që të jetë pjesëmarrës nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën, u rrëzua sot. Ky refuzim tregon tani, pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e zonës. Si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe të drejtën e pafajësisë deri në zhvillimin e gjyqit.’- thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.