Mon, Nov 25, 2024

GJKKO refuzoi lirimin nga burgu të Fredi Belerit/ “Për interes Rama bëhet tregtar flamujsh”, reagon Berisha: Gjykata zbatoi urdhrin partiak

  • PublishedJune 26, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO për të mos i dhënë leje të posaçme kryetari të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Reagimi: 
Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Belerit, i është refuzuar kërkesa për leje të posaçme për të marrë pjesë në konstituimin e këshillit bashkiak të Himarës dhe betimit si kryebashkiak.
GjKKO ka zbatuar kështu urdhrin partiak, dhe jo normat e shtetit të së drejtës, duke ia mohuar kandidatit fitues të bëjë betimin dhe qyetarëve të Himarës frutin e votës së lirë dhe përfaqësimit.
Partia Demokratike e konsideron vendimin si politik dhe dënon me forcë çdo hap që i bën gjykatat e vendit shkelëse të parimit të ndarjes së pushteteve.
Për Partinë Demokratike, Fredi Beleri mbahet në arrest si i burgosur politik, si kandidat i opozitës dhe si kryetar i zgjedhur i qytetarëve të Himarës, dhe jo si abuzues votash. Po të ishte për manipulime, vjedhje dhe abuzime në qelitë e paraburgimit, do të ishin 53 kandidatët e PS me në krye Edi Ramën.
Fredi Beleri nuk i prishi Edi Ramës ëndrrën totalitare të hartës politike rozë, por i zuri rrugën e planeve të tij për investime strategjike me ministrat e familjes dhe familjarët e ministrave në bregdetin e Bashkisë së Himarës.
Për këtë, ai e shënjestroi që nga fillimi dhe urdhëroi arrestimin e tij.
Për këtë, atij i refuzohet lirimi me kusht, ndërsa ish-ministrave të tij u lejohet.
Për këtë, Edi Rama luan nacionalistin në Himarë dhe internacionalistin në Beograd e Prishtinë.
Nuk është punë kombesh, sepse kur ka interes, Edi Rama bëhet tregtar flamujsh.
Shihni si po shet interesat Kosovës, duke punuar çdo ditë për ndarjen e saj me padronin e vet, Vuçiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.