Sherr për vijën e ujit, dy gra në Korçë goditen me grushte, njëra përfundon në spital
Një sherr ka ndodhur pak minuta më parë mes dy banoreve të fshatit Kamenicë të Korçës.
Mësohet se dy gratë janë konfliktuar me grushte, ndërsa sherri ka nisur për vijën e ujit për vaditjen e tokave.
Aktualisht njëra nga gratë ndodhet në spital për të marrë mjekim ndërsa gruaja tjetër në komisariat për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–