Të shtënat me armë, policia e Tropojës: 49-vjeçari plagosi dy persona, njëri prej tyre kalimtar i rastit. Rrethohet zona
Policia e Tropojës në një reagim zyrtar bën me dije se nga të shtënat me armë në Tropojë ka mbetur i plagosur në këmbë 28-vjeçari A.B.
Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, 32-vjeçari, G.B.
Sakaq theksohet se Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, 49-vjeçarit B.S., ndërsa kontrollet vijojnë në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.
NJOFTIMI:
Tropojë/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij.
Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B., 28 vjeç.
Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. P., 32 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–