Mon, Nov 25, 2024

Kishte humbur kontaktet prej fundjavës, gjendet i vdekur 52-vjeçari në Librazhd

  • PublishedJune 27, 2023

Një person është gjetur i vdekur në orët e vona të mbrëmjes së hënë në një fshat të Librazhdit. Kufoma sipas burimeve jo zyrtare është identifikuar se i përket shtetasit Bashkim Mustafa Lala, 52 vjeç nga fshati Letëm i Njësisë Administrative Lunik.

I ndjeri punonte roje e kanalit vaditës dhe prej fundjavës kur kishte shkuar në punë kishte humbur kontaktin me familjen. Bashkëshortja dhe të afërmit kishin sinjalizuar policinë dhe pas kërkimeve në zonë dhe përgjatë rrjedhës së kanalit vaditës në kufirin midis fshatit Letëm dhe Zgosht kanë gjetur veglat e tij të punës një kazmë dhe një lopatë si edhe kufomën e tij.

Paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën aksidentalisht në rrjedhën e rrëmbyeshme të degëzimit të lumit Rrapun ose është goditur nga rrufeja, ndërsa ka qenë duke kaluar nëpër përrua pasi gjatë të dielës ka qenë mot me stuhi e shkarkesa elektrike.

Kufoma është gjetur nga banorë të zonës në vendin e quajtur “Brigada e Parë” dhe më pas është dërguar për në morgun e Spitalit Rajonal në Elbasan ku do t’i nënshtrohet autopsisë për t’u përcaktuar shkaku i vdekjes. Ndërkohë që po këtë fillim javë në Papër të Elbasanit u gjend nga polumbarët kufoma e 46-vjeçarit Blerim Preçi i mbytur aksidentalisht para një jave aksidentalisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.