Skandali seksual në Bashki/ Nga dëshmia, akuzat te premtimi për tokën, Gjici lihet në burg: E mora dënimin për gabimin!
Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e sigurisë arrest me burg ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, nën dyshimet për korrupsion pasiv, pas përfshirjes së tij në një skandal seksual, pasi shfaqej në një video, duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kacin me të cilën bisedon me pas për një projekt për sterilizimin e qenve.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ku në përfundim të saj, gruaja e dyshuar për korrupsion aktiv u la nën masën e arrestit në shtëpi.
Prokuroria tha se ish-kryebashkiaku ka konsumuar veprën penale të korrupsionit, përderisa i ka premtuar gruas gjetjen e tokës ku ajo të mund të ngrinte qendrën për sterilizimin e qenve.
Ne seancë Safet Gjici ka mohuar të ketë shkelur ligjin. “U ndëshkova për veprimin që bëra, e mora dënimin për atë gabim. Nuk e kam shkelur ligjin, nuk e kemi parë atë projekt”, theksoi ai.
Ndërsa ka ritheksuar se “ra në kurthin e atyre që nuk e duan”.
Nga ana tjetër 40-vjeçarja e cila si në hyrje ashtu edhe në dalje të gjykatës e mbuloi fytyrën, pretendoi se e kishte takuar edhe me herët Safet Gjicin dhe se ai e kishte ngarkuar seksualisht, për këtë shkak në takimin e-dytë vendosi ta filmonte.
Ajo thotë se marrëdhënien seksuale e kreu me dëshirë, ndërsa kishte një projekt për qentë.
Jashtë dyerve të gjykatës avokatja e gruas, tha se kërkoi që Alma Kaci të hetohej pa masë fare, për shkak se është e vetmja në familje që siguron të ardhura.
Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për rastin pasi ka dyshime se gruaja nuk veproi e vetme dhe mbetet në pritje të dy akt-ekspertimeve; atë të celularit të gruas dhe të dytin për pajisjet me të cilat gruaja filmoi Gjicin të cilat u sekuestrua një javë më parë gjatë kontrollit në banesën e saj.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–