Konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak të Himarës, nis me tensione mbledhja, e pranishme dhe ambasadorja greke
Tensione që në nisje të mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Himarë ku pritet të bëhet konstituimi.
Raportohet se mbështetës të Fredi Belerit kërkojnë që të dalin jashtë punonjësit aktualë të bashkisë dhe të qëndrojnë brenda vetëm ata, në një kohë kur kryetari i ri i bashkisë ndodhet pas hekurave.
Ndërkohë kanë mbërritur i deleguari politik Blendi Klosi dhe deputetë të Vlorës, si dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule si dhe po ashtu edhe ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi.
Jashtë ambienteve të bashkisë ndodhen forca të shtuara policore, për të parandaluar çdo precipitim të situatës.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–