Konstituimi i Këshilli Bashkiak të Himarës/ Beleri në burg, djali dhe bashkëshortja e tij në krah të ambasadores greke në mbledhje
Është konstituuar sot Këshilli Bashkiak i Himarës, ndërsa kryebashkiaku Fredi Beleri nuk është lejuar që të marrë pjesë në ceremoni.
Ky i fundit ka reaguar nga qelia e burgut, teksa përmes një letra i është drejtuar qytetarëve të Himarës duke theksuar se sot u pengua që të merrte detyrën.
Në mbledhjen e sotme ishte prezente edhe ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi, ndërsa në krah të saj qëndronte nga njëra anë Vangjel Dule, dhe nga ana tjetër djali dhe bashkëshortja e Fredi Belerit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–