Mon, Nov 25, 2024

Takimi me Ramën, Von der Leyen: Diskutuam planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, do afrojë rajonin me BE-në

  • PublishedJune 27, 2023

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Bruksel është takuar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në një postim në rrjetet sociale, pas takimit, presidentja e e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se, me Ramën diskutuan progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve të BE.

“Takim shumë i mirë me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkroi von der Leyen.

Ursula Twitter
Ursula Twitter

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.