Kërkohej nga Franca, arrestohet në ishullin grek 50-vjeçari shqiptar
Një 50-vjeçar shqiptar, me banim të përhershëm në ishullin grek Zakinthos, është vënë në pranga.
Mediat greke bëjnë me dije se ai u arrestua mbrëmjen e djeshme nga efektivë të Departamentit të Sigurisë, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian nga autoritetet franceze, për vjedhje.
I arrestuari është dërguar në Prokurorinë kompetente.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–