Mon, Nov 25, 2024

Gjendet i vrarë në rrugë pranë një ferme në Spanjë, dyshohet se është shqiptar. Pista e policisë

  • PublishedJune 27, 2023

Një person, është gjetur i vdekur mbrëmë në një fermë në Rasquera të Spanjës, ndërkohë që dyshohet se bëhet fjalë për një shqiptar. Mediat spanjolle raportojnë se viktima, është rreth moshës 30-40 vjeç.

Ndonëse në fillim policia katalanase nuk dyshoi për ngjarje kriminale si fillim, eksperti mjeko-ligjor konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje.

Trupi i të riut, i cili ndodhej në një fermë pranë rrugës T-302, nuk kishte lëndime të jashtme, përtej disa gërvishtjeve. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se vrasja është bërë për pazare droge. Ndërkohë pritet zbardhja e identitetit të viktimës, si dhe të personave që kanë kryer krimin si dhe rrethanat e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.