Mon, Nov 25, 2024

Rama konferencë me Stoltenberg: Shpresojmë që situata në veri të Kosovës të qetësohet, ndryshe mund të kemi një fund katastrofik. NATO dhe KFOR…

  • PublishedJune 27, 2023

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kryeministrin e Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe me Presidentin e Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë.
Rama ka siguruar se mbështetja për Ukrainën do të vijojë dhe kushdo që mendon të kundërtën dhe shpreson në përçarjen e NATO-s, ka dështuar.

Ai ka përfituar nga rasti që të flasë edhe në lidhje me tensionet në veri të Kosovës, ku tha se shpreson që logjika të mbizotërojë dhe që situata të qetësohet pasi çdo përshkallëzim mund të sjellë një fund katastrofik.

“Mbështetja për Ukrainën vijon, kushdo që mund të vejë bast për ndarë NATOn ka humbur e do humbasë.
Dua të shtoj se ne mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor në Kosovë ku ushtarët e KFOR u lënduan. Shpresojmë që logjika të mbizotërojë e që ulja e përshkallëzimit të nisë sa më shpejt se çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik e nuk duam të shohim thyerje në rajonin tonë. Duam të shohim që dialogu të ketë sukses dhe do kemi mbështetjen e NATO që është përgjegjës për KFOR që nga ana e saj është përgjegjës për sigurinë.

Perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Europës është një kërcënim real e duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar duke nxitur dialogun.

Duke e bërë të qartë se KFOR është aty për të siguruar integritetin e plotë dhe stabilitetin që mund të ndodhë për shkak të një përshkallëzimi të papërgjegjshëm. E ndjeva që në Bruksel dhe këtu të gjithë e kuptojë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti të hedhë poshtë ç’kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE në rajon”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.