Mon, Nov 25, 2024

Projektligji për kanabisin, Marku: Kërkesa për ilaçe nuk është e madhe, produkti i tepërt mund të bëhet pre e krimit

  • PublishedJune 28, 2023

Projektuesi i një fabrike për përpunimin e kanabisit në Maqedoninë e Veriut, Agim Marku, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me projekt-ligjin për kultivimin e kësaj bime në Shqipëri për qëllime mjekësore.

Ai u shpreh se Maqedonia dështoi në ekonominë e kanabisit, pasi sipas tij ka një kërkesë të caktuar për kanabisin për prodhimin e disa ilaçeve, por nuk ka pasur arritje shkencore për të prodhuar medikamente të tjera për të rritur kërkesën e kanabisit.

Marku shtoi se pas prodhimit të sasive të mëdha lind pyetja se ku do përfundojë gjithë kanabisi, i cili sipas tij mbetet “stok” nëpër magazina dhe mund të bjerë pre e krimit.

“Te ekonomia e kanabisit ka dështuar Maqedonia. Ka një kërkesë për ilaçet që prodhohen me kanabisin. Pati entuziazëm të shtuar për disa arsye në lidhje me këtë dhe biznesi sheh mundësitë e veta. Por nuk ka ndodhur asnjë arritje madhore shkencore për të sjellë ilaçe të reja që do shtonin kërkesën për kanabisin në farmaceutikë. Kjo sasi e madhe që do prodhohet tani, pyetja është ku do shkojë gjithë ky produkt dhe nga cila industri do thithet. Nuk ka një kërkesë reale për të.

Entuziazmi i para disa viteve nuk është përkthyer në produkt sepse nuk ka çfarë i shton ekonomisë. Nuk ka ku shkon gjithë kjo sasi e madhe. Në Greqi është 200-fishuar sasia e prodhuar nga fillimi. Pyetja është se ku ka shkuar gjithë kanabisi, i cili ka mbetur stok dhe mund të bëhet pre e kriminalizimit”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.