Ambasadorja greke reagon ashpër për moslejimin e Belerit në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Himarës: Goditje e madhe për shtetin e së drejtës, ndaj tij nuk ka akuza
E ashpër është treguar dje ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi sa i takon mospjesëmarrjes së Fredi Blerit në ceremoninë e konstituimit të këshillit bashkiak të Himarës. Ajo tha për mediat se Belerit iu mohua e drejta e tij për të qenë pjesë e kësaj ceremonie, ndonëse nuk është dënuar dhe ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.
“Mungesa e zotit Beleri sot në mbledhjen e parë të konstituimit, përbën një goditje të madhe të shtetit të së drejtës. Do të ishte regres i madh që Shqipëria në fushën e shtetit të së drejtës, që të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie, zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit nuk ka akuza, apo dhe nuk është dënuar. BE është komunitet parimesh që duhet t’i zbatojë çdo vend që do të bëhet anëtar i tij”, tha ambasadorja nga Himara, e cila ndoqi nga afër këtë ceremoni, ku nuk munguan as tensionet.
Ndërkohë Belerit nuk iu dha leje nga burgu për të qenë pjesë e ceremonisë. Ai është arrestuar për blerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–