“Me tokë kënaqesh o shok”, përgjimet e reja mes trafikantëve: E di sa punë paska Turqia! S’të lënë me marrë frymë!
“E di sa punë paska Turqia! S’të lënë me marrë frymë!”. Kjo është një nga bisedat e zbardhura mes trafikantëve të drogës, të cilët u çmontuan pas një aksioni të SPAK, Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të huaja.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen hetimore, që tregon biseda mes trafikantëve që flasin për trafikun e drogës, që në këtë episod është Turqia.
PERGJIMET
A: Ku me tokë mo?!
B: Me këtë jooo. Nuk e di nuk e di vlla, prandaj e kam lanë kaq kohe pa punë, sa të largohet i cike ajo pjesa edhe mos të rrezikojmë ma. E ke parasysh ka lënë targat ai eeee. Po lërë ca ka lënë ai….
A: Po mirë mo mirë këtej me tokë jam dakord unë! Unë habitem me ty njëherë, unë po të ishte në emrin tim do prija targat e reja tak fak në sekonda
B: Po normal o burrë se s’bahen ma ato gabime.
A: E makinën, mos e ngacmo më bythq***, se e di unë me 100 %, qe ja di vendin unë edhe atij
B: Eeee se mos të thotë ty që po të ngacmoj, vetëm te ai qe s’ka besë!
A: Po më ngacmoi me ngacmon këtej ky, jo me tokë!
B: Po pse pak është anej, po mirë pse do vuaj unë me tokë kur kaloi në Vlorë rehaet. Apo s’quhet? E praaa…ik o burrë i dheut…
A: Shiko mua dhe këtej rehat jam, të them një gjë unë për 200 km që bëj me shume!!
B: S’ka lidhje o burrë lodhesh më shumë!!
Biseda më datë 01/06/2021, ora 18:45:00, kamioni me targë “X”, shtetasi Sulo Pajo, i cili është folësi A, bisedon në kamion me shtetasin Artur Sulaj, i cili është folësi B, nga përgjimi ambiental rezulton se biseda ka këtë përmbajtje:
B: Nuk e di. hajde t’i japim nja dy tre duar te mira me ate Ivekon, e blejme dhe një makine ne, e prapë vazhdojmë ta bajmë për qejfin tonë makinën pastaj të dalin në punë makina
A: Jo kur te mbarojë pune, kur te behet!
B: Ore kur të bohet komplet o vlla ai ca ka mangut… ca ka i fut dhe i kontroll nga fillimi deri ne fund të greku a ku te duam ne, edhe i hyp e del pastaj, për qefff… ore Daf ashtë i mire por edhe skania nuk është e keqe eeee!
A: Jo nuk është ashtu, por do te them njëë gjë, atje nuk bëhet, po qëlloi Scania nuk behet
B. Eee aty thu ti, aty vetëm po të kapën do digjesh!
A: Vetëm po u kap ky b*thq**, se ky do tregojë me vend, do u tregojë shokëve; e di unë vendin, e di unë vendin kam unë një shokun tim
B: Vari k*** s’kam ca i bej! Uuu duhet ba siguracionin
A: Mua më mori ai shoku, ai që më ka 5 mije euro, do të marri që andej ta bjeri poshtë!
B: Nga ku?
A: Nga Turqia
B: Nga Turqia? O shok e di sa punë paska Turqia! Sëte lene me marre fryme! S’po dimë kujt me ja ndreq e kujt me ja prish me nji makinë, kjo ka qëllu pak me difekt e po na prish punë po na humb kohe ke parasyshe dhe po punojne robi, po i q*** robt, me toke kenaqesh a shok për tre dite iken e vjen!. Sa t’ja lidhim ngarkesen këtij ne atje Turqi qe ta këtë fikse ke parasysh, se kjo ka një të mirë se e ke bosh ikjen se ke plot!
A: Edhe këto se çajne byt*ën shumë!
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–