Në qeli për korrupsion, GJKKO nuk bindet, caktohen ekspertë të rinj për vlerësimin e shëndetit të Lefter Allës
Gjykata e Posaçme ka caktuar një grup të ri ekspertësh për të vlerësuar gjendjen shëndetësore për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.
Kujtojmë se më herët ekspertët e parë që ndiqnin çështjen e përcaktuan gjendjen e Lefter Allës si të rëndë, duke theksuar se i rrezikohej jeta nga ky paraburgim.
Ndërkohë ky akt nuk e bindi Prokurorinë dhe tashmë kërkesa e saj u pranua për ekspertë të tjerë.
Kujtojmë se Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–