Kapet me kokainë në automjet, arrestohet i riu shqiptar në Gjermani, droga e destinuar për në Itali
Një i ri shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi është kapur me 5 kg kokainë në zonën e Woringen, e cila ishte e destinuar për në Itali.
Mediat gjermane shkruajnë se 28-vjeçari ishte duke udhëtuar me një automjet të regjistruar në Itali në momentin që u ndalur nga policia rrugore për kontroll, ku policia gjeti 5 kg kokainë. Mësohet se një pjesë e sasisë së kokainës ishte e destinuar për t’u transportuar për në Itali.
Aktualisht 28-vjeçari ndodhet në paraburgim ku pritet të njihet me masën e sigurisë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–