Legalizimi i kanabisit/ “Mungesë vullneti për t’i dalë ballë krimit të organizuar”, deputeti i PD: Jemi ndër vendet kryesore të prodhimit sipas OKB, ndërsa qeveria…
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me projektligjin për legalizimin e hashashit mjekësor.
Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se qeveria kërkon legalizimin, ndërkohë që Organizata e Kombeve të Bashkuara e rendit Shqipërinë si një nga vendet kryesore për prodhimin dhe transportin transit të drogave të forta si heroina dhe kokaina.
Deputeti Sula ka shtuar se nëse do të kishim kapacitete dhe institucione ligj zbatuese me aftësi te mjaftueshme, trafikantët nuk do lulëzonin dhe nuk do e përdornin Shqipërinë si një rrugë të sigurt për drogat edhe më të forta.
Postimi i plotë:
Duan të legalizojnë kanabisin, por OKB na rendit vend kryesor te prodhimit dhe transit per kokainen dhe heroinën.
Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit në raportin e fundit të drogave e rendit Shqipërinë si një nga vendet kryesore të prodhimit dhe si vend transit të drograve të forta si kokaina apo heroina.
Shqipëria ka lidhje direkte me Bolivinë për trafikun e kokainës. Vendi është dhe në harta të tjera si ajo e trafikimit nga Kolumbia apo Ekuadori ku kemi parë qe shqiptaret jane bere pjese e kronikave te lajmeve per vrasjet e bujshme.
Në fakt organet ligjzbatuese janë gjithmonë në luftë me kriminelët. Kjo është një gjë që ndodh rëndom. Por ajo që e bën Shqipërinë ndryshe është mungesa e vullnetit për të luftuar krimin e organizuar.
Këtë e tregon lëvizja e qeverisë. Në një kohë që ne jemi në listën e vendeve kryesore si burim por edhe si vend transit për kokainën e heroinën, qeveria vendos që të miratojë ligjin për kultivimin e kanabisit.
Nëse ne do të kishim kapacitete dhe institucione ligjzbatuese me aftesi te mjaftueshme, trafikantët nuk do lulëzonin në vendin tonë dhe nuk do e përdornin Shqipërinë si një rrugë të sigurtë për drograt edhe më të forta.
Fakti që qeveria merr këtë hap në këto momente, tregon se mungon vullneti për ti dalë ballë krimit të organizuar por duket se ka vendosur ti mbyll njërin sy.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–