Mon, Nov 25, 2024

“Ka një apartament me qira në Korçë ku ‘bisedon’ me mësuesen nga Maliqi”, gruaja e Spahos përfshihet në debat me Demaliajn: Spiun komunizmi! Po të jap një shans, më gjej….

  • PublishedJune 30, 2023

Teksa prej ditësh vijon përplasja në distancë në rrjetet sociale mes analistit Ilir Demalia dhe deputetit Edmond Spaho, sherr që lindi ky pas debatit të analistit me zëdhënësin e kryebashkiakut në detyrë, Fredi Beleri, ka shkuar deri në akuza ku ka prekur edhe familjarë të tyre.

Pas akuzave që Demalia bëri kundër deputetit të PD-së, ku i drejtohej gruas së demokratit nëse e dinte që burri i saj kishte një shtëpi me qira ku takohej me një mësuese, vjen reagimi.

Këtë herë në faqen zyrtare të “Facebook’-ut të Spahos, është një mesazh nga bashkëshortja e tij drejtuar Demalisë, ndërsa i cilëson këto akuza tipike si në kohën e komunizmit. “Te besh shpifje aq te uleta, ne kete nivel, i benin vetem spiunet qe ndanin familje te tera ne kohen e komunizmit. Po ti mendon se po te kishte nje gram te vertete do ta gjeje ti nga Amerika?”, shkruan ajo.

REAGIMI I BASHKËSHORTES SË SPAHOS
Mirembrema Ilir Demalia!
Bashke nuk njihemi. Ne fakt te kam pare qe del ne TV.
Une jam mjeke dhe rralle perzihem me politiken.
Lexova nxitimthi ç’kishe shkruar per bashkeshortin tim, Edmond Spaho, ashtu rremujshem, dhe ne fund erdhi surpriza.
Mu duke ekzakt si skenaret e filmave dhe librave te kohes se komunizmit, ku spiuni i lagjes te bente imoral, me shkelje te renda te sjelljes etj. se keshtu e donte partia.
E kam jetuar ate kohe, madje kam qene e transferuar ne rrethe. Familja ime ka qene e kontrolluar dhe e survejuar nga sigurimi.
Fatkeqesisht, per rregullat e komunizmit, ne ishim familje me nene te huaj, bullgare. Nena ime nuk i pa kurre te afermit e saj derisa vdiq. Kjo na e ka shtuar urrejtjen per sigurimin dhe komunizmin. Ne si familje kemi vuajtur kaq shume sa kurre nuk do na shuhet urrejtja per ju. Halla ime u vra ne lufte per clirimin e Shqiperise, vajze naive, 18 vjecare por ju na luftuat si te ishim kriminele.
Nuk me shqetesove fare me lajmin qe me dhe. E di pse? Sepse aq vite jete, veshtiresi qe kemi kaluar bashke me Edmondin, nuk i çbejne shume burra bashke.
Te besh shpifje aq te uleta, ne kete nivel, i benin vetem spiunet qe ndanin familje te tera ne kohen e komunizmit. Po ti mendon se po te kishte nje gram te vertete do ta gjeje ti nga Amerika?
E di cfare? Po te jap nje shans. Me gjej ne fillim ato pronat qe paskemi ne Pogradec e ne Korce, pastaj flasim per E-ne.
Dhe nje fjale per ju komentuesit histerike qe ferkuat duart.Ne kete histori vlen proverbi popullor ” nje budalla hedh nje gur ne lume, e 100 te mençur se nxjerrin dot”.
Ah me falni qe s’u prezantova. Jam bashkeshortja e Edmond Spahos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.