Mon, Nov 25, 2024

Emri/ Kapet me kokainë në makinë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Britani, ja çfarë deklaroi ai

  • PublishedJune 30, 2023

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani, pasi është kapur me kokainë në makinë. Bëhet fjalë për Denis Lami, i cili u kishte shkuar në Britani në vitin 2020 në rrugë të paligjshme dhe punonte si pastrues në një kantier pastrimi.

Gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij, policia gjeti 51.65 gram kokainë. Gjatë marrjes në pyetje Lami mohoi akuzat për trafik droge dhe se nuk e dinte që në makinë kishte kokainë. Sakaq gjatë seancës gjyqësore dëshmoi se kishte punuar në Shqipëri si shofer transporti për një kompani lojërash fati dhe se kishte bërë kërkesë për azil në Britani.

Aktualisht Lami ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia britanike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.