Mon, Nov 25, 2024

Zgjedhjet e 14 majit/ Kolegji Zgjedhor rinumëron 11 kuti të votimit për kryetar të bashkisë Kuçovë, mbeten dhe 7

  • PublishedJune 30, 2023

Kolegji Zgjedhor ka rinumëruar deri tani 11 nga 18 kuti të votimit në Kuçovë nga zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për kutitë e votave për kryetar të bashkisë Kuçovë.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se janë rinumëruar 11 kuti votimi dhe janë bërë vlerësimet në kutitë e votave dhe të materialeve zgjedhore. Aktualisht ka një pushim, teksa mbeten dhe 7 kuti të tjera për t’u rinumëruar.

Rinumërimi është në vijim të procesit ankimor nga një padi e dorëzuar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Kuçovës Lefter Maliqi.

Maliqi ka ngritur pretendime dhe akuza që procesi zgjedhor më 14 maj në Bashkinë e Kuçovës ka qenë i manipuluar.
Në një lidhje direkte me News24, Maliqi deklaroi se para këtyre 18 kutive ai ishte 100 vota para fitues, ndërkohë që kanë qenë të pambuluara nga kamerat e sigurisë dhe dyshohet se është ndërhyrë në këto kuti.

“Sot është seanca e pestë në Kolegjin Zgjedhor i cili vendosi në seancën e kaluar për hapjen e 18 kutive të pambuluara nga kamerat e sigurisë.
Para këtyre 18 kutive kishim qenë me 100 vota para fitues. Ne dyshojmë që kanë ndërhyrë në këto kuti.
Kërkesa jonë është që pas këtyre 18 kutive do kërkojmë dhe hapjen e 47 kutive të tjera dhe pavlefshmërinë totale për shkak se janë gjetur shumë shkelje.
Këtu nuk bëhet fjalë për dëlir, por për gjurmë, prova reale”, deklaroi Maliqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.