Mon, Nov 25, 2024

Ish-presidenti i SHBA Bill Klinton do vizitojë Shqipërinë

  • PublishedJune 30, 2023

Ish-presidneti i pritet të vizitojë Tiranën në datat 3 dhe 4 korrik, me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Një zëdhënëse e qeverisë i tha BIRN se Klinton do të qëndronte në në datat 3 dhe 4 korrik, që përkon po ashtu me festimet e pavarësisë së .

Klinton sipas burime diplomatike do të pritet me ceremonial zyrtarë, ndërsa është planifikuar edhe një deklaratë për mediat.

Shqiptarët në Shqipëri dhe kryesisht në e shohin Klintonin si një prej ndihmuesve kryesorë në pavarësinë e Kosovës, që erdhi edhe falë ndërhyrjes ushtarake të drejtuar nga SHBA kundër .

Klinton shihet si një faktor vendimtar në fushatën 78-ditore të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitin 1999, që detyroi presidentin e atëhershëm të asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila përfshinte spastrime dhe vrasje masive etnike të civilë shqiptarë të Kosovës.

Vizita e Klinton vjen në një moment tensionesh në rajon, kryesisht në Veri të Kosovës, për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes pakicës serbe dhe qeverisë së Kosovës.