“Mos u nis kurrë për Kosovë pa…”/ Sarah publikon foton dhe zbulon problemin që ka sa herë shkon të takojë Dj PM
Gjatë javëve të fundit, Prishtina është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm, duke ndërruar drastikisht edhe brenda ditës.
Ky ndryshim sjell probleme kryesisht për vizitorët dhe kjo i ka ndodhur edhe Sarah Berishës. Blogerja e njohur shkon shpesh në Prishtinë por duket se ende nuk e ka mësuar këtë fakt.
Pas ndryshimit të menjëhershëm të motit ajo ka përfunduar me veshje të partnerit të saj, Dj PM.
“Sarah fiksoje në mendjen tënde: Mos u nis më kurrë për Kosovë pa marrë një veshje të trashë me vete”, ka shkruar Sarah në një postim të saj në “Instastory”.
Kjo nuk është hera e parë që blogeres i ndodh një gjë e tillë, pasi edhe më herët, teksa në Tiranë ishin temperaturat e larta, ajo shkoi në Prishtinë ku ishte shumë freskët.