Tifozët vendosin për imazhin e klubit, madrilenët ndryshojnë logon dhe i kthehen tradicionales
Tifozët vendosin për imazhin e klubit, madrilenët ndryshojnë logon dhe i kthehen tradicionales
30 June, 2023
30 June, 2023
Atletiko Madrid ka vendosur të realizojë një dëshirë të madhe të tifozëve, atë për të ndryshuar logon zyrtare të klubit. Madrilenët kanë marrë kërkesa të shumta dhe për këtë kanë hapur një sondazh duke ju dhënë mundësi tifozëve për të votuar nëse duan të mbajnë logon aktuale, apo atë që ka pasur para vitit 2017.
Nga votimi, përfundimi ka qenë që tifozët kanë votuar logon e vjetër dhe në këtë mënyrë, imazhi i klubit do të ndryshojë plotësisht. Duke qenë se ndryshimi i logos ka kosto në kohë por edhe monetare, është vendosur që ndryshimi të bëhet duke nisur nga sezoni 2024-2025.
Në këtë mënyrë, Atletiko ka sezonin e fundit me këtë logo. Logoja aktuale, u miratua në vitin 2017 dhe pas 7 vitesh, ajo do të ndryshohet sërish duke u rikthyer te logoja e vjetër që në fakt nuk ka shumë ndryshime në thelb, por vetëm në detaje.
PANORAMASPORT.AL