Zbardhet vrasja e shqiptarit në qendër të Athinës, si nisi sherri me egjiptianin në hotel, tre persona të tjerë…
Zbardhet vrasja në Athinë. Mediat greke shkruajnë se 30-vjeçari shqiptar është rrahur barbarisht në qendër të Athinës me shkopinj dhe thika. I riu është dërguar në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë.
Gjithçka ka nisur të shtunën e kaluar, pasi 30-vjeçari shqiptar teksa ndodhej në ballkonin e një hoteli ka folur me të dashurën e njërit prej autoreve që e dhunoi, i cili ishte me origjinë egjiptiane. Më pas shtetasi egjiptian i ka kërkuar 30-vjeçarit të flasin dhe ai ka zbritur në rrugë. Por më pas kur i riu shqiptar ka qenë duke ecur në sheshin e qytetit është sulmuar nga 3 persona të tjerë që ishin miq të egjiptianit, njëri prej të cilëve e ka goditur me thikë. Ndërkohë autorët janë identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–