Rrëfyen krime të rënda dhe ‘fundosën’ ‘Rrumin’, SPAK ‘ping-pong’ me dosjen e vëllezërve Beqiraj
SPAK nuk pranon të hetojë dhe kthen mbrapsht në Prokurorinë e Durrësit dosjen penale ndaj dy vëllezërve të penduar, Indrit e Gentian Beqiri, të cilët u mbajtën peng disa orë dhe pas lirimit, ata vendosën të bashkëpunonin me drejtësinë, duke rrëfyer krime të rënda të ndodhura në Tiranë e Durrës.
Gjykata e Durrësit gjatë caktimit të masës së sigurisë për të dyshuarit u shpreh se Beqirajt në bashkëpunim me persona të tjerë kishin vepruar si grup i strukturuar kriminal dhe mbi bazën e këtij vendimi prokuroria vendosi të shpallë moskompetencën dhe t’ja kalojë dosjen penale SPAK.
pasi shqyrtoi nga afër aktet e dosjes, prokuroria e Posaçme i ktheu fashikujt në Durrës, me argumentin se edhe nuk ka element të grupit të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Durrësit po heton për të gjetur fakte të reja që provojnë deklarimet e vëllezërve të penduar. Indrit e Gentian Beqiraj u mbajtën peng disa orë nga njerëzit e afërt të Aleksandër Lahos alias pëllumb Muharremit i njohur si Rrumi.
Pasi u liruan, ata iu shpjeguan hetuesve se kishin marrë porosi për të survejuar Rrumin me qëllim eliminimin e tij.
Mbi bazën e dëshmisë së tyre, prokurori shpalli në kërkim Aleksandër Lahon, i cili më herët i kishte mbijetuar atentatit të 1 nëntorit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit mbi automjetin e ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.
Vëllezërit Beqiraj rrëfyen edhe krime të tjera të rënda, siç ishte masakra e Don Boskos, ku mbeti viktimë shtetasi Erion Çela si dhe u plagosën disa persona të tjerë.
Beqirajt thanë në prokurori se Cela u vrau gabimisht nga Kevin Suci, me urdhër të Kasandër Nogës, i cili kishte porositur vrasjen e kundërshtarit të tij, Geron Hasanballiu.
5 muaj nga vrasja e Erion Çelës, Beqirajt thanë se morën një tjetër porosi, për të ekzekutuar në Sukth, Arben Mërkurin, i njohur ndryshe si “Maneci”, por siç shpjeguan më pas ata nuk e kryen krimin. Ata pretendojnë se për krimet e kryera merrnin pafesa të majme.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–