Mon, Nov 25, 2024

Përdoret në shumë produkte ushqimore, OBSH për këtë ëmbëltues artificial: Është kancerogjene

  • PublishedJuly 1, 2023

Aspartame, një nga ëmbëltuesit artificialë më të përhapur në botë, është një kancerogjen i mundshëm, siç pritet të shpallë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) muajin e ardhshëm, zbulon sot Reuters.

Nëse zbulimi i agjencisë është i vërtetë, atëherë njoftimi i organizmit ndërkombëtar pritet të sjellë përçarje të madhe në industrinë ushqimore.

Aspartame, e cila përdoret në produkte nga pijet e gazuara dietike deri te çamçakëzët dhe pijet pa sheqer, do të renditet në korrik si një “produkt kancerogjen i mundshëm njerëzor” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), krahu i kërkimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për kancerin, thanë burimet e cituara nga Reuters.

Burimi: Top Channel