Tragjike në Greqi, humb jetën gjatë punës 57-vjeçari shqiptar, ra nga një makinë ndërtimi
Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së shtunës teksa punonte në një kompani në zonën e Diavatës, në perëndim të Selanikut.
Sipas informacioneve, 57-vjeçari shqiptar ka rënë nga një makinë ndërtimi, në një kompani me materiale të riciklueshme, pak pas orës 08:00 dhe në rrethana ende të paqarta.
Rënia e 57-vjeçarit shqiptar ishte aq fatale sa vdekja e tij ishte e menjëhershme. Policia e Deltës po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–