Ndryshimet në sistemin zgjedhor/ Nisin takimet në Durrës, Soko: Synojnë të unifikojnë kodin zgjedhor dhe sigurojnë demokracinë për Shqipërinë
Reforma zgjedhore është një nga çështjet që ka bashkuar aktivistësh, përfaqësues të partive politike dhe jo vetëm për të shfuqizuar ndryshimet e bëra në vitin 2018. Për këtë kanë nisur edhe takimet e para të cilat synojnë të adresojnë sa më saktë problematikat dhe çojnë në zgjidhje të problemit.
Pano Soko si një nga nismëtarët është shprehur se këto ndryshime do të diskutohen dhe synojnë të unifikojnë kodin zgjedhor dhe siguruar demokracinë për Shqipërinë.
Agron Duka nga ana tjetër mbështet nismën pasi vetëm ndryshimi do të bëjë të mundur ushtrimin e votës së lirë të qytetarëve.
Kristaq Kume ishte një tjetër specialist i cili pranoj që nevoja për ndërhyrjen është ulëritëse, por duhen gjetur rrugë më efektive që zgjidhin problemin.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–