Mon, Nov 25, 2024

Përçarja e PD-së dhe kandidimi i Bashës për kryetar/ Zekthi: Artikuloi krizën reale të sistemit politik. Nuk duhej të kthehej, por…

  • PublishedJuly 1, 2023

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, foli për situatën politike në vend, përçarjen e PD-së, si dhe rikthimin e Lulzim Bashës.

Zekthi komentoi rikthimin dhe kandidimin e Bashës për kryetar në PD, ku tha se nuk duhej të ishte rikthyer,  por e bëri pasi askush tjetër nga PD nuk ka ndërtuar një diskurs që të prekë në zemër krizën shqiptare, ashtu siç ka bërë ai.

“Basha nuk do duhej të kthehej, por po kthehet se askush nga PD nuk ka ndërtuar një diskurs që të prekë në zemër krizën shqiptare. Basha është i vetmi që ka artikuluar këtë krizë, edhe pse vonë. Nuk di ta ketë bërë askush tjetër, ndaj është bërë i pashmangshëm rikthimi i tij. Mund të kishte qenë dhe dikush tjetër në vend të tij, por për aq kohë sa nuk e ka bërë askush tjetër, pse jo”, u shpreh ai.

Sakaq u ndal të sistemi politik të cilën e quajti si triadë, referuar kryeministrit Edi Rama, kreut të PL-së, Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Sistemi politik shqiptar është i përbërë nga një triadë, elemente të krimit të organizuar dhe rrjet klientelist. Ky vend u bë përherë e më i padrejtë, polici më e korruptuar etj. Pjesa e ajsbergut është sistemi, pra triada. Triada politike është Meta, Berisha dhe Rama. Basha i cili artikuloi krizën reale në vend, ndaj dhe rikthimi i tij është i pashmangshëm”, tha Zekthi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.