Mon, Nov 25, 2024

Nga video seksuale e Safet Gjicit, arrestimi i Dakos tek ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, ngjarjet e bujshme të qershorit

  • PublishedJuly 1, 2023

Video seksuale ku shfaqej ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashkinë  e Kukësit, shkaktoi reagime të forta në mbarë opinionin publik.

Video skandaloze e shpërndarë në rrjete sociale e vendosur ish-kryebashkiakun në pozita e shkeljes së rëndë ligjore. Nuk mungoi edhe reagimi i Safet Gjicit, i cili njoftoi dorëheqjen duke thënë se ra pre e lojës së kundërshtarëve.

Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e menjëhershëm të tij, pas publikimit të videos ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.

Një tjetër lajm i bujshëm gjatë këtij muaji ishte arrestimi arrestimi i ish-krybashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Një tjetër politikan pas hekurave.

Akuza e tij lidhej me një pallat të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, i ndërtuar 12 vite më parë, i cili ka pasur 2 leje ndërtimi.

Rasti i parë ka të bëj me një pallat që u nis me 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në vitin 2014. Ky pallat për shkak se nuk ishte bërë kontrolli sizmik nuk arriti që të përballonte tërmetin në vitin 2019 dhe u dëmtua.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak të një gabimi në sipërfaqen e projektit, ku u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.

Ndërkohë duke lënë pas arrestimet e figurave politike, vendi do të tronditej nga një vrasje e dyfishtë në Dukagjin.

Vrasje e ndodhur më 29 qershor. Viktima mbetën 57-vjeçari Gjokë Gurraj dhe djali i tij Eduart Gurraj. Një natë para se të kryhej krimi persona të paidentifikuar kishin djegur shtëpinë e viktimave në fshatin Bruçaj. Ata nuk kanë pasur probleme e drejtësinë dhe sikurse raportohet nuk janë as në hasmëri me persona të tjerë në veri.

 

Shkodra gjithashtu që u zgjua me shpërthimin e lëndës eksplozive. Në orët e para të mëngjesit të datës së 29 qershorit, në lagjen “10 Korriku”, iu vendos lëndë shpërthyese garazhit biznesmenit Agim Uraj. Në kërkim për këtë ngjarje u shpallën dy 27-vjeçarët, Seadet Myftia dhe Zabit Mehmeda.

Myftia dhe Mehmedaj janë të njohur për qytetarët e Shkodrës, pasi kanë qenë pjesë e ekipit të Vllaznisë, ndonëse lojtarë aktivë.

Ndërkohë një tentativë vrasjeje u zbardh nga autoritetet, këtë herë në fshatin Ballagat, në Lushnje.

Pas hekurave përfunduan dy të rinj, Mariglen Matjani dhe Laert Hasalla, në kuadër të operacionit “Pasoja e padëshiruar”. Këta të rinj për motive gjakmarrjeje, kanë tentuar që të vrasin një 22-vjeçar.

Nga të shtënat mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, pasi ndodhej në të njëjtin automjet me këtë shtetas, në momentin e të shtënave.

Një tjetër ngjarje do të raportohej në Durrës, këtë herë bëhet fjalën për këngëtarin Noizy, i cili ishte sërish në telashe. Gjatë natës lokali në pronësi të tij në zonën e Currilave u përfshirë nga flakët. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që digjet brenda një muaj lokali i këngëtarit. Pas hekurave përfundoi Eraldo Musteqja, i cili rezulton të jetë i afërm i këngëtarit. Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu sekuestrua një thikë.

Nga hetimet dyshohet se i riu i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.