SPAK i sekuestron tokën burrit të Xhaçkës? Berisha: Mos e krahasoni me dhëndrin tim
Mesditën e sotme në media qarkulloi një lajm se prokuroria e posaçme i ka sekuestruar 5512 m2 truall “investitorit strategjik” Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka. Gazetarët në konferencën për mediat pyetën Sali Berishën për këtë rast, por ish-kryeministri tha se rasti i dhëndrit të tij nuk mund të krahasohet me burrin e ish-ministres.
“Si mund të krahasosh ti këtë rast. Ti krahason Artan Gaçin që ka marrë investitor strategjik qindra mijëra metra tokë publike, dhuratë nga ministrja strategjike, me Begejën dhe Malltezin që morën tokën e vet pas 50 vite konfiskuar nga regjimi komunist. Këtu nuk mund të ketë krahasim. Unë mbështes cdo veprim të cdo punonjësi të organeve, cdo zbatim ligji, por të ndershëm ligji” tha ai.
LIVE-Berisha: Rama me larot e SKAP-it po më bëjnë gjyqin politik të shekullit!