Gjykata i caktoi dy të tjerë falas, Berisha: Avokatët e mi do të shkojnë nëse thirren
“Përfaqësuesit e mi shkojnë aty për një qëllim për të treguar që unë ndaj gjykatës, institucionit për arsye të formimit tim, tregoj respektin tim, sepse unë mund të mos i çoja fare. Ata kanë paraqitur një kërkesë largimin e kësaj gjyqtareje. A e patë kë zgjodhi? (qesh). Edi Rama ia nisi (avokatin) se ku e njihte ajo. Avokatët i kanë kërkuar të largohet se ka shkelur Kushtetutën. Nëse do të thoshte se e thërras Berishën për ta pyetur për efekte të hetimit të gjykatës do të shkoja, por ajo thërret me komunikuar një masë, vendim duke shkruar vetë Kushtetutën. Edhe ata i kërkuan këtë gjë. Nuk kam komunikuar se çfarë i ka thënë, por çdo gjë komunikohet me Ramën. Dhe prapë do të shkojnë kur të thirren. Unë rri në kontakt me institucionet” tha Berisha.