FOTO nga vendi i ngjarjes/ Grushte dhe plumba për tokën (Ish-deputeti dhe 7-të të arrestuarit e tjerë)
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që ndodhi dje në Kepin e Rodonit në Durrës.
Përleshja fizike dhe të shtënat me armë zjarri u shoqëruan me 8 të arrestuar, katër banorë të fshatit Shetaj dhe katër nga grupi i ish-deputetit, me Mark Frrokun në krye që janë pas hekurave.
Shkak u bë pretendimi mbi pronën buzë detit. Banorët deklarojnë se kanë certifikatat, por ish-deputeti thotë se shkoi në emër të kishës Françeskane për të rrethuar hapësirën që pretendon se ka me dokumente.
Tetë personat e arrestuar janë; Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri. Hetimet vazhdojnë.
Detajet e fundit/ Kush qëlloi me armë dhe përse u arrestua ish-deputeti Mark Frroku?