Sat, Sep 28, 2024

A e dëmton hetimi parlamentar punën e SPAK-ut? Dumani rrëzon PS-në: Kanë qëllim të ndryshëm

  • PublishedNovember 6, 2023

Në këtë legjislaturë mazhoranca ka refuzuar të ngrejë 8 komisione hetimore, të kërkuara nga opozita, vendime, të cilat juristët i kritikojnë dhe i cilësojnë shkelje të të drejtave kushtetuese të pakicës parlamentare.

Vetë SPAK “i heq merakun” Partisë Socialiste, që pretendon se hetimi i parlamentit mund ta dëmtojë hetimin e prokurorisë. Përkundrazi, Altin Dumani i tha INA Media-s se, të dyja palët mund të bashkëpunojnë dhe se Prokuroria Speciale i ka ndjekur dhe i ndjek me vëmendje hetimet e parlamentit.

Komisionet hetimore, parlamentare kanë qëllim dhe funksion të ndryshëm nga hetimi që kryen SPAK, i cili është i natyrës penale. Standardet e provueshmërisë së procesit penal janë më të larta dhe procedura e ndjekur për ngritjen e një akuze është shumë më rigoroze” – tha kreu i SPAK.

Dumani shton se ligji parashikon që Prokuroria e Posaçme mund të bashkëpunojë me komisionet hetimore, parlamentare, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Duke theksuar se “në çdo rast hetimi penal është i pavarur”, drejtuesi i Prokurorisë Speciale tha se “Prokuroria e Posaçme ka qenë dhe është e vëmendshme ndaj hetimeve të kryera nga komisionet parlamentare për ato vepra penale që janë në juridiksionin e saj”.

Fati i komisioneve hetimore në këtë legjislaturë (2021-2023)

Lista e komisioneve të rrëzuara, hetimore

  1. Komisioni hetimor për çështjen Becchett
  2. Komisioni hetimor për investimet strategjike
  3. Komisioni hetimor për Portin e Durrësit
  4. Komisioni hetimor për udhëtimet e kryeministrit Rama
  5. Komisioni hetimor për çështjen McGonigal
  6. Komisioni hetimor për të dhënat personale (sistemi TIMS)
  7. Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi
  8. Komisioni hetimor për rastet e konfliktit të interesit

Lista e komisioneve të pranuara, hetimore

  1. Komisioni hetimor për zgjedhjet parlamentare, 2021 (i drejtuar nga E. Alibeaj)
  2. Komisioni hetimor për inceneratorët (i drejtuar nga J. Tabaku) /Esiona Konomi- Ina.media

AlbaniaWeb.net