Sat, Sep 28, 2024

E kafshoi pitbulli i fqinjit, i moshuari vdes në spital

  • PublishedNovember 6, 2023

84-vjeçari që u sulmua nga një qen pitbull pasditen e 2 nëntorit në Durrës ka ndërruar jetë.

Halil Basha nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra në kokë e trup, pasi qeni doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi e kafshoi të moshuarin.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një nga rrugicat e lagjes nr.13 të Durrësit, ku i moshuari kishte shtëpinë dhe fqinj ishte Armand Lala, që mbante 3 qen pitbull.

AlbaniaWeb.net