FOTO/ Makineria i mbërtheu qafën, kush është vajza që vdiq tragjikisht?
Një shqiptare ka humbur jetën sot në Treviso të Italisë gjatë orarit të punës në një kompani prodhimi ushqimesh të ngrira. Anila Grishaj ishte dhe nëndrejtoreshë e kompanisë.
Një makineri ambalazhimi e blerë së fundmi e ka goditur duke i shkaktuar lëndime të rënda që i kanë marrë jetën 26-vjeçares.
Sipas mediave italiane kemi të bëjmë me një aksident të tmerrshëm, pasi makineria i mbërtheu të resë shqiptare qafën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Shkaqet e aksidentit, siç bën me dije policia, janë ende nën hetim. Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.