Të shtëna me armë zjarri në Fier, polici plagos të riun pas një konflikti
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Fierit mbrëmjen e sotme ku mësohet se një person ka mbetur i plagosur pas konfliktit me patrullën e policisë.
Bëhet me dije se efektivi i i policisë që ka qenë në patrullë është konfliktuar me një person nga Levani.
Pasi grindja ka agravuar, efektivi i policisë së patrullës, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur të riun.
Po ashtu mësohet se polici, pasi ka nxjerrë armën e shërbimit e ka qëlluar të riun në këmbë.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital.